Çdo ndërveprim është një përvojë klienti që mund të nxisë një mundësi për rritje. Zgjidhjet tona përfshijnë të gjitha fazat e procesit të shitjes, nga identifikimi i klientëve të mundshëm deri te veprimet pas shitjes, krijimi i përvojave të jashtëzakonshme të klientit.
Tërheqja e klientëve të rinj & mbajtja e tyre si klientë besnikë të markës – Zgjidhjet tona rrisin besnikërinë e klientit dhe krijojnë një angazhim më të thellë të tij, duke rritur të ardhurat dhe zvogëluar kostot e tërheqjes së klientëve të rinj.
Si programi më i madh i Besnikërisë në rang kombëtar, vizioni ynë është të zgjerohemi me më shumë partnerë strategjikë duke përmbushur kështu nevojat e klientëve tanë. Gjithashtu, përmes partnereve affiliate, ne u ofrojmë mundësinë anëtarëve tanë të zgjedhin lirisht se ku do të shpenzojnë pikët e tyre, duke rritur si rrjedhojë kënaqësinë dhe ndërgjegjësimin e tyre për markën.