Çfarë po kërkoni?
Pyetje për On Solutions
Çfarë është On Solutions?
On Solutions, i themeluar në vitin 2020, një nga kompanitë më të reja të Grupit BALFIN, ofron programe besnikërie, përvojë dhe shërbime ndaj klientit, komunikim në media sociale, NPS, sondazhe, matje të kënaqësisë së klientit, shërbime të kërkimit të tregut, shitje nëpërmjet telefonit, menaxhim të shitjeve në internet, kryerjen e analizave dhe raportime te ndryshme.
On Solutions menaxhon programin më të madh të besnikërisë në Shqipëri, Happy, me mbi 500.000 anëtarë që shpërblehen çdo vit. Happy Program është e vetmja skemë multi-brand në Shqipëri.
Cilat janë avantazhet kryesore të On Solutions?
Disa nga arsyet thelbësore për të bashkëpunuar me On Solutions janë:
- Staf i kualifikuar
- Databazë e fuqishme
- Infrastruktura teknike e ngritur mbi sisteme koherente
- Procese standarte dhe efiçente
- Ekperiencë me partnerët lider në treg
- Integriteti
Çfarë shërbimesh ofron On Solutions për kompanitë Partnere?
Shërbimet bazë që ofron On Solutions janë si më poshtë:
- Programin e Besnikërisë;
- Fushata Marketingu;
- Programin Affiliate;
- Eksperiencë Klienti;
- Studime Tregu
- Promovim produktesh nëpërmjet Telefonit
Cilat janë hapat strategjikë që ndjek On Solutions për Fushatat e Marketingut?
On Solutions ju mundëson të planifikoni fushata marketingu dhe t’u ofroni klientëve tuaj përmbajtje të personalizuar pikërisht në kohën dhe kanalin e duhur (SMS/ Viber/ Email/ Push Notification).
Rritja e audiencës suaj të synuar përmes fushatave unike të angazhimit të klientëve, të personalizuara sipas nevojave dhe preferencave të klientëve, duke përdorur filtra të shumtë të platformës për t’i segmentuar ato bazuar në kriteret e përcaktuara në kohë reale si të dhëna demografike, shpeshtësia e
vizitave, lloji i shpenzimeve, aktiviteti në dyqan etj.
Sa efektive është ndihma e On Solutions në procesin e Shërbimit të klientit?
Ne ndihmojmë kompanitë në maksimizimin e vlerës së biznesit dhe tejkalimin e qëllimeve të tyre të. Një paketë e plotë shërbimesh 360 ° do të sigurojë të gjitha nevojat e biznesit tuaj, duke përfshirë nje qasje shumëgjuhëshe, të mbështetur nga kanalet Omni dhe duke përfituar nga përvoja jonë shumëvjecare me
klientë te industrive të ndryshme. Ne i ndihmojmë bizneset të kenë sukses në këtë fushë duke ndërtuar marrëdhënie të forta në çdo pikë të udhëtimit të klientëve të tyre.
Si krijohet Profili i biznesit në Website të On Solutions? Çfarë të dhënash janë të nevojshme?
Për të krijuar profilin tuaj në Website të On Solutions nevojitet:
- Emri i plotë;
- Emri i Kompanisë suaj;
- Industrinë që përfaqësoni;
- Adresa e emailit të kompanisë suaj;
- Numri i kontaktit;
- Madhësia e kompanisë (numri i stafit)
- Në lidhje me se është pyetja juaj?
Hapi i fundit është dërgimi aplikimit dhe më pas ju kontatojnë ekspertët tanë.
Çfarë kriteri është thelbësor për një biznes, në mënyrë që të bëhet partner me On Solutions?
Pavarësisht fushës së biznesit apo industrisë që përfaqësoni, kriteri kryesor dhe shumë i rëndësishëm është që biznesi juaj duhet të jetë i regjistruar te Qëndra Kombëtare e Biznesit.
Cilat janë kanalet që përdoren në Fushatat e Marketingut për publikimin e ofertave?
Kompania personalizon fushatat dhe kanalet e komunikimit duke u bazuar në nevojat dhe kërkesat tuaja. Kanalet që përdoren janë mesazhet telefonike: SMS Marketing, Viber SMS, Push Notifications, Email Marketing.
Cilat janë hapat që ndiqen për të firmosur kontratën midis 2 (dy) palëve?
Kur zhvillohen takimet e para me qëllim njohjen dhe informimin midis 2 (dy) palëve, sqarohen të gjitha pikat që përfshihen në Kontratën e Marrëveshjes.
Pasi të dyja palët kanë rënë dakort për pikat që janë të përfshira në Kontratë, informacionet që nevojiten për të dyja Kompanitë janë: Nipti, Emri i Biznesit, të dhënat e administratorit të kompanisë dhe adresa ku operon biznesi.
Cilat janë mënyrat për të kontaktuar me On Solutions?
Mënyrat për të kontaktuar me On Solutions nëpërmjet numrit të kontaktit: 044813159, Adresës E-mail: info@onsolutions.al dhe website www.onsolutions.al.
Në rast se nuk përmbushen pikat e kontratës si procedohet?
Kur nuk përmbushen apo nuk plotësohen pikat e kontratës së firmosur midis On Solutions dhe kompanisë suaj atëherë rishqyrtohet edhe njëherë marrëveshja me departamentin ligjor të secilës kompani. Secila prej palëve ka të drejtën duke vendosur në dijeni palën e dytë dhe respektuar afatin parapërcaktuar për të ndërprerë Kontratën e Marrëveshjes.
Shërbimi Eksperiencës së Klientit sa efektiv është në On Solutions?
Ne i ndihmojmë bizneset të kenë sukses në këtë fushë duke ndërtuar marrëdhënie të forta në çdo pikë të udhëtimit të klientëve të tyre. Ne krijojmë Zgjidhje të Kujdesit për Klientin, duke kombinuar teknologjitë më të avancuara, me përsosmërinë operacionale, proceset, inovacionet, analizat e klientëve dhe ekipet e ekspertëve shumë të angazhuar dhe të pasionuar.
Si mund të përmirësojë Menaxhimi i Fushatës së Besnikërisë përvojën e klientit?
Ne bashkëpunojmë me platformat më të mira për të krijuar një fushatë të përshtatur për biznesin tuaj.
Ekspertët tanë do t’ju ndihmojnë të vendosni objektiva, të përshkruani me qartësi dhe detaje specifikimet tuaja. Bazuar në nevojat e biznesit tuaj, ne hulumtojmë, analizojmë dhe ju paraqesim praktikat më të mira të industrisë suaj.
Si mund t’i vij në ndihmë On Solutions një kompanie në lidhje me shërbimin e kërkimit të tregut?
Ne mund t,ju ndihmojmë të merrni informacionin që ju nevojitet, kur ju nevojitet, me një ekip sipas kërkesës që ofron studime të shpejta, të vlefshme dhe të targetuara. Ne kemi krijuar një njësi të brendshme që mund të hartojmë dhe të kryejmë çdo lloj studimi për çdo industri.
Hartojmë qasjen më të mirë bazuar në nevojën e klientit duke marrë parasysh praktikat më të mira p.sh. CATI, Mystery Shopping, Focus Group, etj.
Kryejmë Sondazhe me burimet tona dhe kur është nevoja atëherë ne koordinohemi edhe me partnerë të jashtëm. Zhvillojmë analiza të detajuara të të dhënave, Prezantojmë rezultatet dhe sugjerojmë zgjidhjet e duhura.
Çfarë masash ndërmerr On Solutions për të mbrojtur të dhënat e kompanive partnere?
Rëndësia e të dhënave diskrete është një çështje shumë e rëndësishme dhe parësore për On Solutions. Stafi ynë i kualifikuar, si edhe bashkëpuntorët e Platformës sonë, nëpërmjet serverave të sigurisë së lartë, zbatojnë të gjitha masat e duhura teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat tuaja
personale kundër përpunimit të paautorizuar ose të paligjshëm, humbjes aksidentale, shkatërrimit ose dëmtimit.
Mund të bëhet pjesë një biznes partnerë në On Solutions që nuk operon në qytetin e Tiranës?
Pavarësisht qytetit ku operon biznesi juaj, ju keni mundësinë të bëheni kompani partnere me On Solutions pasi çdo procedure në lidhje me shërbimet tona zhvillohen normalisht nga ekspertët tanë.