Blog

News & Events

Happy si një partner ideal biznesi, më shumë se 480 mijë anëtarë dhe 30 partnerë të kënaqur

Në epokën e internetit dhe të rrjeteve sociale, aplikacionet online janë bërë pjesë e pandashme e
përditshmërisë sonë.
Në Shqipëri, si në çdo vend tjetër të botës, aplikacionet online kanë gjetur shtrirje të gjerë te një
shumicë e konsiderueshme e popullsisë që i përdorin si një mënyrë për të lehtësuar marrjen e
shërbimeve, kryesisht nëpërmjet programeve të besnikërisë.
Në rastin konkret, një model suksesi është “Happy Mobile App”, aplikacioni online i kartës Happy që
ndihmon anëtarët e saj të njihen në kohë reale me një larmi përfitimesh nga dyqanet partnere, si dhe të
kenë kontroll të plotë mbi llogarinë e tyre. 
Karta Happy me aplikacionin e saj online shënon një risi absolute në tregun shqiptar si skema e vetme
multi-brand, e cila ofron përfitime të shumëfishta për anëtarët besnikë duke qëndruar lider për katër
vite në treg me një gamë të gjerë shërbimesh.
Çfarë nisi si një program inovativ, i krijuar për t’i shpërblyer klientët për besnikërinë e tyre ndaj markave
partnere, është kthyer në një aplikacion të domosdoshëm për rreth 480 mijë anëtarë që kanë zgjedhur
të anëtarësohen për të marrë një sërë përfitmesh nga blerjet që kryejnë.
Çdo blerje në këto dyqane regjistrohet në sistem me një sasi pikësh dhe grumbullimi i tyre pas blerjeve
reflektohet me ulje çmimesh, kupona dhe bonuse të favorshme në produkte të ndryshme.

Aplikacioni i ri Happy ka pësuar një rritje me 33% të përdoruesve, duke treguar sa shumë i dashur dhe i
nevojshëm po bëhet ky aplikacion për qytetarët të cilët duan të marrin shërbimet më të mira në treg
nga partnerët që ndajnë të njëjtin vizion si Happy.
Klienti është qendra e vëmendjes në aplikacionin e Happy, i krijuar për të “shërbyer” me pasion dhe
profesionalizëm ndaj qytetarëve, ku secili mund të bëhet pjesë përmes shkarkimit të aplikacionit ose
krijimit të një llogarie online në www.happy.al.
Shkarko “Happy Loyalty Program” në Play Store
Shkarko “Happy Loyalty Program” në App Store
Partnerët “besnikë”
Programi “Happy” përfshin gamën e dyqaneve më të frekuentuara në vend si rrjeti i supermarketeve
SPAR, elektroshtëpiaket NEPTUN, shërbimet e Digicom, kompania lider në tregtimin e lodrave për fëmijë
dhe artikujve sportivë JUMBO, veshjet dhe aksesorët e Fashion Group Albania me brandet e njohura:
Mango, Aldo, Prenatal, Geox, Cortefiel, Carpisa, Parfois,
Okaidi, Springfield dhe Women’Secret.
Por ka ende për të shtuar pasi Happy është siguruar që programi të ofrojë zgjidhje efikase edhe në
kryerjen e pagesave, pasi në partneritet me Tirana Bank, përfitimet e Happy përfshihen edhe me
produktin e përbashkët Kartë Krediti Visa, ku ofrohen lehtësi financimi përmes një limiti kredie.
Duke përdorur këtë kartë të dedikuar krediti, qytetarët përfitojnë dyfish pikë për çdo blerje në dyqanet
partnere, kupon ekstra, mundësi pagese me këste me komision 0% ne periudhën 2-12 muaj, oferta të
personalizuara për blerjet dhe pikë bonus, të cilat mund të shpenzohen sipas dëshirës në dyqanet
partnere.
Gjithashtu, Happy numëron mbi 20 partnerë në industri të ndryshme si agjenci udhëtimesh, restorante,
apo farmaci ku me anë të pikëve të mbledhura mund të përfitoni kupona zbritje apo oferta të
shumëllojshme për shërbimet që merrni.
Biznesi juaj si partner i Happy dhe “2nd Loyalty Summit”
Arsyeja pse Happy cilësohet si unik për tregun shqiptar është se i kushton një vëmendje të veçantë
përzgjedhjeve të çdo klienti, në të njëjtën kohë duke i kushtuar rëndësi partnerëve të tij.
Në aktivitetin e përvitshëm, Happy sjell përfitime dhe për kompanitë të cilat ndajnë të njëjtin vizion dhe
kanë qëllime të përbashkëta me të. Me një numër të lartë klientësh në pak kohë dhe objektiva afatgjata,
Happy ndihmon kompanitë të maksimalizojnë vlerën e biznesit dhe të zgjerojnë qëllimet e tyre.
Një paketë e plotë shërbimesh 360° pëmbush të gjitha nevojat e biznesit duke përfituar nga shumë vite
përvojë me klientë në industri të ndryshme.
Për të rritur përfitimet e anëtarëve të tij, Happy është i hapur të bashkëpunojë me çdo biznes dhe dyqan
që dëshiron t’i shërbejë komunitetit të mbi 480 mijë anëtarëve, blerës të rregullt në dyqanet partnere të
tij.
Për më shumë detaje rreth eksperiencës të shkurtër por të sukseshme të Happy në tregun shqiptar,
kompania fton të gjithë bizneset që duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre dhe të arrijnë një audiencë më të

gjerë klientësh në “2nd Loyalty Summit”, një event networking ku mund të njihen më mirë me çdo
shërbim që ky program ofron për biznese të industrive të ndryshme.
Loyal Summit do të mbahet më 7 qershor në oren 10:30 te Someetings, AirAlbania Stadium ku çdo
individ apo person mund të marrë pjesë për të zbuluar mundësi të reja bashkëpunimi me fitime
afatgjata.