Blog

Uncategorized

Happy dhe Foodini partneriteti i ri që e çon në një nivel tjetër eksperiencën eblerjes për klientët Happy

Programi më i madh besnikërisë në vend- Happy dhe kompania për shërbimin e shpërndarjes Foodini,
kanë njoftuar një partneritet të ri që synon të çojë në një nivel tjetër eksperiencën e blerjeve për
klientët e tyre të përbashkët.
Programi i besnikërisë Happy, menaxhuar nga kompania Onsolutions, pjesë e grupit Balfin. I vetmi
program multi-branded në vend që shpërblen klientët për çdo blerje apo shërbim tek partnerët Happy,
që aktualisht janë edhe brandet më të mëdha në vend si: Neptun, Spar, Jumbo: Tirana Bank, Fashion
Group Albania me: Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women’Secret,
Aldo. Me më shumë se 500.000 anëtarë, Happy është një program i dizenjuar për përfitimin e klientëve
të tij me zbritje të veçanta, oferta ekskluzive të personalizuara dhe automatizuara për gjithë partnerët e
tij. Nga ana tjetër, Foodini është tashmë një platformë e njohur e shpërndarjes, që ofron zgjedhje nga
më të ndryshmet në më shumë se 400 restorante të cilat vijnë menjëherë në shtëpinë apo në vendin
tuaj të preferuar. Bashkëpunimi i ri ka për qëllim të sjellë më shumë vlerë për klientët e tyre të
përbashkët, duke ofruar mundësinë e përfitimeve me anë të përdorimit të kartës së besnikërisë Happy
për të porositur ushqim nëpërmjet Foodini. Klientët do të kenë mundësi të përfitojnë pikë në çdo porosi
dhe të shfrytëzojnë kupona me zbritje të veçanta në çmim, oferta ekskluzive në restorante të caktuara,
si dhe përfitime të tjera të personalizuara për ta bërë eksperiencën e tyre më të këndshme.Lexo edhe:
Happy si një partner ideal biznesi, më shumë se 480 mijë anëtarë dhe 30 partnerë të kënaqur nga
përfitimet“Ne jemi të lumtur që kemi arritur këtë marrëveshje me Happy. Besojmë se ky partneritet do
të sjellë përfitime të mëdha për klientët tanë të përbashkët duke ofruar eksperiencë më të përmirësuar
në blerjet e tyre.”- thekson administratorja e Foodini Znj.Blerta Maklekaj.Me këtë partneritet, Happy
dhe Foodini janë të përkushtuar dhe besimplotë se do të rrisin më tej numrin e klientëve të kënaqur dhe
të përfshijnë më shumë restorante dhe biznese në platformën e tyre për të ofruar një gamë më të gjerë
të zgjedhjeve për klientët e tyre.“Jemi të lumtur që mund të prezantojmë këtë bashkëpunim me
Foodini”. Happy është i përkushtuar të rrisë përfitimet e klientëve të tij në çdo blerje, duke synuar që
klienti Happy të plotësojë 80% të nevojave të tij të përditshmërisë brenda rrjetit të partnerëve Happy,
thekson administratorja e kompanisë Znj. Aida Velaj – dhe për këtë, ne jemi duke mbyllur marrëveshjet
me brande nga më të suksesshmet në vend, të cilat shumë shpejt, krahas Foodinit do t ‘i bashkohen
programit më të madh të besnikërisë në vend.